Zbulohet minerali në Kinë/ Niobobaotiti pritet të përdoret gjerësisht në industrinë bërthamore
Kina ka njoftuar zbulimin nga tre shkencëtarë të saj të një minerali të ri të quajtur Niobobaotite që pritet të gjejë zbatim të gjerë në industrinë bërthamore si dhe fusha të tjera.
Ky është minerali i 13-të i zbuluar që nga themeli 70 vite më parë i sistemit gjeologjik të uraniumit të atij vendi dhe pritet të paraqesë një potencial të madh ekonomik.
Zbulimi i mineralit është njohur ndërkohë nga Shoqata Ndërkombëtare e Mineraleve. Niobobaotite është një mineral strategjik që do të përdoret në sektorin ushtarak dhe në atë të teknologjisë së lartë.
Ai është një mineral i tipit silikat i përbërë nga bariumi, niobiumi, titaniumi, hekuri dhe klorini. Ka ngjyrë kafe në të zezë.
Sipas autoriteteve kineze, përveçse në industrinë bërthamore, ai mund të përdoret edhe në prodhimin e materialeve superpërcuesve, aliazheve etj.