Zbulohet në Marok qyteti-port antik romak
Arkeologët marokenë kanë bërë të ditur se kanë zbuluar atë që besojnë se dikur ka qenë një qytet i rëndësishëm port pranë kryeqytetit Rabat të vendit të tyre. Zbulimet u bënë në Chellah, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s me sipërfaqe prej 3.15 kilometrash katror, ku dinastia myslimane e marinidëve ndërtoi një necropolis të fortifikuar në shekullin e 13. Në vendbanimin në fjalë janë gjetur rrënojat e një porti, të një kompleksi banjash publike të stilit romak si dhe një varrezë.
Siti arkeologjik, që tashmë është I treti më I madh në Marok , konsiderohet i rëndësishëm për sa i përket kuptimit të historisë së rajonit si dhe mënyrës së jetesës së kolonëve romakë dhe marokenëve të romanizuar apo siç quhen ndryshe Mauro-romakëve të asaj kohe. Kompleksi I banjave shtrihet në një hapësirë prej rreth 2 mijë metrash katrorë dhe është i ngjashëm me ato perandorake në romë.
Arkeologët gjithashtu kanë gjetur një statujë pa koka të shekullit të dytë të një perëndie romake, duke vënë në dukje se kur marokenët e lashtë u kthyen në fenë e krishterë rreth shekullit të pestë, ishte e zakonshme heqja e kokave të statujave që përfaqësonin perënditë romake.