Zbulohet një specie e re gjigande gjarpërinjsh në Amazonë

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re gjarpri në pyjet tropikale të Amazonës, që mendohet të jetë më i madhi në botë.
Një ekip nga Universiteti i Queensland udhëtoi në Amazonën ekuadoriane për të kërkuar për anakondën e gjelbër veriore të pa dokumentuar më parë. Anakondat janë gjarpërinj gjigantë jo helmues që gjenden afër ujit në pjesë të ngrohta të Amerikës së Jugut.
Mesa duket anakondat e gjelbra janë gjarpërinjtë më të rëndë në botë, sipas Muzeut të Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar, i cili vuri në dukje se individi më i rëndë i regjistruar ndonjëherë peshonte 227 kilogramë dhe ishte 8.43 metra e gjatë dhe 1.11 metra e gjerë. Ekipi studiuesve tha se specia e gjetur e gjarpërinjve kishin një gjatësi prej 7.5 metrash dhe peshon rreth 500 kilogramë.
Por ekspertët zbuluan se speciet e sapo identifikuara të anakondës së gjelbër veriore ndryshuan nga anakonda e gjelbër jugore pothuajse 10 milionë vjet më parë citon CNN.