Zbulohet objekti më i ndritshëm dhe më i dhunshëm në univers
Një kuazar (një rajon në qendër të një galaktike) 500 trilion herë më i ndritshëm se dielli është zbuluar nga astronomët të cilët thonë se mund të jetë vendi më i ndritshëm dhe “më i dhunshëm” në univers.
Vrima e zezë e madhe që e fuqizon atë thuhet se është midis 17 dhe 19 miliardë herë më e madhe se masa e diellit dhe po rritet me shpejtësinë më madhe të parë ndonjëherë.
Kuazari rekord, i zbuluar nga një ekip i udhëhequr nga Australia, po gëlltit ekuivalentin e një dielli në ditë ndërsa tërheq sasi të mëdha gazi.
Disku rrotullues i gazit rreth vrimës së tij të zezë është krahasuar me një uragan kozmik, i cili ekspertët thonë se lëshon aq shumë energji sa është më shumë se 500 trilion herë më i shkëlqyeshëm se dielli.
“Ky kuazar është vendi më i dhunshëm që ne njohim në univers,” tha autori kryesor Christian Wolf, nga Universiteti Kombëtar Australian.
U mendua të ishte një yll kur u pa për herë të parë në 1980, por u riklasifikua si kuazar vitin e kaluar pas vëzhgimeve në Australi dhe shkretëtirën Atacama të Kilit.
Astronomët tani mendojnë se po konsumon ekuivalentin e 370 diejve në vit, rreth një në ditë, duke e bërë atë vrimën e zezë me rritjen më të shpejtë deri më sot, sipas Observatorit Jugor Evropian (ESA).
Kuazari njihet si J0529-4351 dhe është 12 miliardë vite dritë larg. “Gjëja emocionuese për këtë kuazar është se ai fshihej në pamje të parë dhe ishte klasifikuar gabimisht si yll më parë,” tha astrofizikani i Universitetit Yale Priyamvada Natarajan./ Sky News