Categories: Lajme

“Zbulohet” pallati pa kontratë me OSHEE / Policia procedon dy punonjësit dhe 6 banorë të pallatit

Dy punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës për shkak se u konstatua se familjet e një pallati në Dobraç vidhnin energjinë elektrike. Policia nisi procedim penal dhe për disa banorë të ciët u evidentuan për lidhje të paligjshme. Uniformat blu po punojnë për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me ngjarjen.Policia informon se ‘shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, kanë ushtruar kontrolle në terren, për evidentimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike dhe për vënien e autorëve të këtyre rasteve, përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i kontrolleve, në një pallat në Dobraç, janë evidentuar 6 raste të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike. Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për 6 shtetas të gjithë banues në Dobraç,. Nga verifikimet ka rezultuar se banesat e këtyre shtetasve furnizoheshin me energjie elektrike, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 2 punonjës të OSHEE-së, pasi dyshohet se kanë patur dijeni për furnizimin me energji elektrike të këtyre banesave, pa kontratë me OSHEE-në. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

7 hours ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

7 hours ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

7 hours ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

7 hours ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

7 hours ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

7 hours ago

This website uses cookies.