Zbulohet pulla zyrtare e “Paris 2024”

Në prag të nisjes së olimpidës Paris 2024, elemementë të ndryshëm të saj kanë filluar të marrin jetë. Së fundmi është zbuluar pulla zyrtare e “Paris 2024” e cila përmban elementë të vendeve ikonike të kryeqytetit francez si dhe elementë të veçantë sportivë.

Pulla zyrtare për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike “Paris 2024” u publikua zyrtarisht në Muzeun Postar Francez. Pulla nxjerr në pah vende ikonike si Kulla Eifel dhe lumi Seine, me elemente sportive të pistave të atletikës dhe topit.

“Kjo pullë mban ngjyrat e olimpiadës “Paris 2024” – tha Tony Estanguet, President i Komitetit Organizativ të Parisit 2024. Grupi La Poste lëshoi pullën e tij të parë zyrtare olimpike në vitin 1924, kur Parisi priti Lojërat e teta Olimpike Verore. Tashmë ai ka krijuar edhe pullën e veçantë për olimpiadën paris 2024.

Pulla zyrtare olimpike, me çmim 1,96 euro, do të ketë një tirazh prej 800,000 kopjesh dhe do të dalë në shitje më 29 mars. Në prezantimin zyrtar të pullës së Olimpiadës “Paris 2024” ishte prezente edhe Ministrja Franceze e Sporteve, Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Ameli udea-Castera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.