Zbulohet spektakli më i ri në RTSH/ Kush është moderatorja?

stacioni roze 1

stacioni roze 1

E diela do të jetë spektakël në RadioTelevizionin Shqiptar falë një emisioni të ri që do të shfaqet çdo fundjavë.

Detajet u zbuluan të premten në “Stacionin Rozë” nga Krisa Çaushi. Përballë saj ishte e ftuar autorja Arjola Shehu, një nga moderatoret me eksperiencë të mëparshme në RTSH.

Arjola do të moderojë edhe “game-show”-n e ardhshëm, një shfaqje zbavitëse.

Programi lindi si dëshirë e imja për të dhënë një kontribut në Festivalin e fundvitit. Po mendoja një ditë si mund ta promovojmë këndshëm këtë pjesë të kulturës sonë nëpërmjet një programi televiziv. Mendova një quiz show, një game show, një spektakël, se do të ketë edhe muzikë me bandë live që do të luajë hitet e festivalit që kanë përbërë gurët e themelit të muzikës shqiptare.

Intervista me autoren e re trajtoi edhe tema nga e kaluara e Arjolës në shumë projekte televizive.  Bota e spektaklit është e mbushur me spektakle dhe disa prej tyre janë kthyer miq, e për të tjerët “kam humbur respektin”, u shpreh ajo.

Nuk mbaj marrëdhënie shumë të afërta. Kam marrëdhënie korrekte. Takohemi nëpër evente, ku plasin komplimentet, çmallemi me njëri-tjetrin, por në përditshmërinë time kam shumë pak personazhe të cilët i konsideroj miq dhe ndaj biseda personale. P.sh. më shohin mjaftueshëm me Evi Reçin, Arjon Muçon, një miku im shumë i mirë përveçse një koleg që kam ndarë mëngjesin, me Lili Saraçin. Kam disa personazhe që nuk mund të them se jam zhgënjyer, sepse kjo do të thotë të krijosh pritshmëri, por nuk gëzoj të njëjtin respekt që kam pasur dikur.

Emisioni i ri i së dielës mbrëma do të ketë shumë muzikë dhe nostalgji për muzikëdashësit.

Kompozitorët, tekstshkruesit, këngëtarët, shumë prej tyre do i kemi të ftuar në secilën nga netët tona, kështu që në këtë drejtim premtojmë se do të japim një super ‘show’ të këndshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.