Zbulohet “super-Toka” potencialisht e banueshme, rrotullohet rreth një ylli të kuq si Dielli ynë
Astronomët kanë zbuluar një “super-Tokë”, ose një botë më të madhe se planeti ynë, që rrotullohet rreth një ylli rreth 137 vite dritë larg.
Eksoplaneti super-Tokë, i njohur si TOI-715b, rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq që është më i ftohtë dhe më i vogël se dielli ynë. Astronomët vunë re planetin duke përdorur misionin TESS të NASA-s.
Studiuesit kanë përcaktuar se planetit, i cili vlerësohet të jetë një herë e gjysmë më i gjerë se planeti ynë, i duhen pak më shumë se 19 ditë tokësore për të përfunduar një orbitë rreth yllit të tij. Planeti është mjaft afër yllit të tij për t’i siguruar planetit temperaturën e duhur që uji i lëngshëm të ekzistojë në sipërfaqen e tij.
“Ky zbulim është emocionues pasi është ‘super-Toka’ e parë nga TESS që gjendet brenda zonës konservatore të banueshme. Fakti që është relativisht afër, sistemi ynë është i përshtatshëm për hetime të mëtejshme atmosferike”, thanë shkencëtarët.
Që kur u nis në vitin 2018, sateliti TESS ka ndihmuar astronomët të dallojnë planetët rreth yjeve relativisht të afërt, të përshtatshëm për vëzhgime pasuese me observatorë me bazë në tokë dhe në hapësirë.
“Kjo po na lejon të marrim një pamje shumë më të qartë të diversitetit të sistemeve ekzoplanetare që rrotullohen rreth një game të gjerë llojesh yjore,” thonë shkencëtarët, raporton CNN.
Në të ardhmen, astronomët shpresojnë të kenë aftësinë për të kërkuar planetë rreth yjeve më të ngjashëm me diellin tonë, për të gjetur planetë ku mund t’i ngjajnë Tokës.