Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

moderatoreve

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet më 17 maj në Bazel të Zvicrës. Tri gratë e talentuara me një karrierë të spikatur, të cilat do të prezantojnë edicionin e 69-të të këngës europiane, do të presin gjithashtu gjysmëfinalen e parë më 13 maj dhe gjysmëfinalen e dytë më 15 maj.

Motoja e këtij viti të Eurovizion 2025 është “Mirë se erdhe në shtëpi”, ndërsa treshja e moderatoreve do të synojë jo vetëm të festojë diversitetin e Evropës, por edhe të sjellin në skenë vlerat dhe shpirtin e vërtetë të Zvicrës, një vend i njohur për hapjen, integrimin dhe komunitetin e tij.

31-vjeçarja e lindur në SHBA, Hazel Brugger, është komediane dhe prezantuese e vlerësuar me disa çmime. Hazel  magjeps audiencën me humorin e saj sa herë që ngjitet në skenë dhe publiku mezi pret ta shohë të ngjitet në skenën e Eurovizion. Michelle Hunziker është një nga personalitetet më të njohura ndërkombëtare të Zvicrës. Ajo është një nga artistet më të dashura evropiane, e njohur për emisione të shumta në televizionet gjermane dhe italiane, si Wetten. Sandra Studer e filloi karrierën e saj në vitin 1991 si pjesëmarrëse e Zvicrës në Eurovision Song Contest.

Me emrin artistik Sandra Simó, ajo siguroi vendin e 5-të me këngën “Canzone Per Te”. Gjithashtu dy nga figurat më të spikatura zviceriane,  Melanie Freymond dhe Sven Epiney do të prezantojnë festën para shfaqjes në Arena plus, stadiumi i ri i futbollit St. Jakob-Park. Ata gjithashtu do të jenë drejtpërdrejt në transmetim gjatë Finaeës së Madhe për të shpallur pikët zvicerane të votimit.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë eveniment me këngën fituese të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar “Zjerm”, e kënduar nga “Shkodra Elektronike”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.