Categories: LajmeRajoni

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Stano: BE po pret hetimin e plotë, para se të marrë një vendim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi  se blloku është duke pritur një hetim të plotë rreth sulmit që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se BE-ja nuk merr qëndrim politik para se të ketë një vlerësim të duhur të situatës së përgjithshme.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Bashkimi Evropian (BE) do të presë përfundimin e hetimeve të plota për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, para se të marrë një vendim dhe konkluzione për çfarëdo mase dhe pasojë, duke mos dashur të komentojë pretendimet se disa shtete anëtare kanë kërkuar vendosjen e masave ndaj Serbisë.

 “Ne merremi me situatën reale, tani kemi një situatë që është kryer një sulm terrorist në territorin e Kosovës. Ne kemi hetim të Policisë së Kosovës, kemi misionin EULEX që ofron mbështetje si reagues i dytë i sigurisë, duhet t’i shohim këto hetime, në bazë të rezultateve do të vendosim dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”,  shtoi Stano.

Më tej, ai tha se BE-ja nuk nxiton në përfundime dhe nuk merr qëndrim politik përpara se të ketë vlerësimin e duhur të situatës së përgjithshme dhe tablonë e plotë për atë që ka ndodhur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

7 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

7 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

7 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

7 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

7 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.