Zëdhënësja e Navalnit: Trupi t’i dorëzohet menjëherë familjes
Zëdhënësja e Aleksei Navalni, Kira Yarmysh, ka kërkuar që trupi i opozitarit rus t’i dorëzohet familjes së tij.
“Ne kërkojmë që trupi i Alexey Navalny t’i dorëzohet familjes së tij menjëherë,” tha Yarmysh.
Vdekja e Navalni, u njoftua të premten nga shërbimi rus i burgjeve, por Yarmysh shënon konfirmimin e parë nga ekipi i tij.
Aleksei Navalni, opozitari dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ndërroi jetë të premten në rrethana ende të panjohura.
Navalni po qëndronte prej më shumë se 300 ditësh i burgosur. Në vazhdën e dënimit 19 vite për “ekstremizëm”, në fillim të shkurtit ai ishte mbajtur në izolim për 10 ditë.
47-vjeçari kishte dalë për ajrim në burg, njoftoi Shërbimi Federal i Burgjeve, “kur humbi ndjenjat. U kryen të gjitha veprimet për ta risjellë në jetë, por nuk sollën rezultate pozitive. Vdekja u konfirmua nga doktorët e urgjencës. Shkaqet e vdekjes janë duke u analizuar.“
Për vdekjen e Navalnit, disa liderë botërorë kanë drejtuar gishtin e fajit drejt presidentit Putin dhe sistemit politik që kontrollon ai.