Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski deklaroi në një intervistë që tre faktorët që ndihmojnë në fundin e luftës janë: “Durimi, mbështetja për Ukrainën dhe presioni diplomatik sjellin një përfundim të drejtë të luftës. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ruajnë unitetin, do të shtohet presioni dhe do ti tregojë Moskës se nuk ka asnjë shans,” tha ai.
Zelenski theksoi se ai nuk mund t’i përgjigjet thirrjeve për armëpushim derisa Rusia vazhdon të pushtojë territorin ukrainas. Ai tha se deri në fund të nëntorit do të krijojë një plan veprimi për paqen. Zelenski zbuloi se gjatë një bisede telefonike ai kishte ftuar ish-presidentin e SHBA-së Donald Tramp për të vizituar vendin e tij.
“Nëse Tramp dëshiron të mësojë diçka për Ukrainën, ai mund të vijë dhe të shohë vetë ose të më pyesë. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e tij. Tramp më tha se ishte i disponueshëm për çdo pyetje dhe se unë e kam numrin e tij të telefonit”, tha Zelenski. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Japonisë.
“Japonia është një përfaqësuese e G7 dhe na ka ofruar mbështetje ekonomike, humanitare dhe teknike. Ata na erdhën në ndihmë kaq shpejt. Ishte vendi i parë jo anëtar i NATO-s që nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën,” u shpreh Zelenski. Ai shprehu dëshirën që Japonia të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera si liderë në rajonin e Paqësorit dhe do të sigurojë bashkëpunim për rindërtimin e Ukrainës.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.