Zelenski në Tiranë, pritet nga Hasani: Moment kyç! Samiti, takimi me Ramën e marrëveshjet që firmosen sot

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka zbritur në tokën shqiptare mbrëmjen e së martës (27 shkurt). Në vizitën e parë të presidentit ukrainas në Tiranë, në një kohë kur vendi i tij luftohet nga Rusia, Presidenti do të marrë pjesë në Samitin që mbahet këtë të mërkurë(28 shkurt) në fokus të të cilit është lufta dhe mbështetja për Kievin.

Zelenski u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili e konsideroi vizitën e preisdentit ukrainas, si një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të qëndruar në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus.

“I nderuar për të pritur në Tiranë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të qëndruar në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.

Pjesëmarrësit në Samit

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu; Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq; Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic; Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic; Kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës Borjana Kristo; Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani; Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski janë disa prej liderëve që do të marrin pjesë në punimet e Samitit të sotëm.

Ndërsa disa prej liderëve të vendeve që nuk kanë mundur të jenë pjesë e Samitit, do të dërgojnë video mesazhe. Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan dhe Kryeministri i Greqisë Kirios Micotaqis do të dërgojnë video mesazhe gjatë Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Takimet

Sakaq, ditën e sotme do të mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, ku Zelenski është bashkëorganizator së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Por para nisjes së punimeve të samitit, sipas axhendës zyrtare, në orën 09:00 presidenti Zelenski do të mikpritet nga Rama në Kryeministri  për të vijuar më pas me takimin “kokë më kokë”.

Më pas në orën 09:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve, e në orën 10:10 do të firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:00 mbërrijnë liderët e 10 vendeve të Europës në Pallatin e Kongreseve dhe në orën 11:30 kryeministri Rama dhe Presidenti ukrainas, Zelenski do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit të “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Ndërkaq, në orën 13.30 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Masat

Për sigurimin e mbarëvajtjes së Samitit dy ditor, ku të pranishëm do jenë edhe liderët e 10 vendeve të Europës, Policia e Shtetit ka njoftuar marrjen e një sërë masash, ku në një numë të konsiderueshëm rrugësh në kryeqytet nuk do të lejohet qarkullimi dhe qëndrimi i automjeteve.

Më datë 28, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit.  

Po ashtu, me datë 28 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.