Zelenski tur në Evropë, brenda 48 orëve viziton Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë

Kievi mund të përballet këtë vit me dimrin më të ashpër, pasi Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ndaj rrjetit elektrik dhe po përparon përgjatë vijës së frontit lindor, ndaj presidenti i Ukrainës Zelenski ka intensifikuar takimet me liderët evropianë për të kërkuar më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake.

Pas takimeve në Kroaci, ku u mbajt samiti i Ukrainës me 12 vende të Evropës Juglindore, Zelenski në harkun kohor të 48 orëve do të zhvillojë takime me liderët e Britanisë, Francës dhe Italisë.

Presidenti ukrainas sot takon kryeministrin britanik Keir Starmer në Londër dhe gjithashtu edhe shefin e ri të NATO-s Mark Rutte.

Pasdite ai do të jetë në Paris për një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa më pas pritet të udhëtojë në Romë për bisedime me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Zelenski ka një audiencë me Papa Françeskun në Vatikan të premten në mëngjes dhe do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin në të njëjtën ditë. Një takim kyç me aleatët ndërkombëtarë i planifikuar për më 12 tetor u shty pasi presidenti amerikan Joe Biden anuloi udhëtimin e planifikuar në Evropë për t’u fokusuar tek kërcënimi nga uragani Milton, që tashmë ka mbërritur në Florida.

Zelenski thotë se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë për të siguruar fitoren në fushën e betejës.

Të  mërkurën, përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan deklaratën e samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe Zelenski.  Deklarata dënon agresionin rus, mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska në 2014, si dhe shpreh mbështetjen për planin e paqes të Zelenskit dhe thekson se kushti për paqen është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.