701b2bad92ba42e9b7ef9012d085df4d
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur një vizitë të paparalajmëruar në Kanada. Udhëtimi drejt Otavës vjen pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ku ai mori mbështetjeje nga presidenti amerikan Joe Biden për luftën kundër Rusisë.
Biden tha se tanket e para M1 Abrams do të arrijnë në Ukrainë javën e ardhshme. Kanadaja po ashtu, i ka ofruar Ukrainës gati 9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ndihmë të tjera që nga fillimi i pushtimit rus.
“Populli ukrainas është maja e shtizës që po përcakton të ardhmen e shekullit të 21-të. Kanadaja mbetet e palëkundur në mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës,” tha Trudeau në një deklaratë përpara mbërritjes së Zelensky.
Kanadaja është shtëpia e diasporës së dytë më të madhe ukrainase në botë pas Rusisë, me rreth 1 milionë e 360 mijë njerëz me origjinë ukrainase.
Ndihma e Kanadasë prej 8.9 miliardë dollarësh për Ukrainën ka përfshirë më shumë se 1.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke përfshirë tanke Leopard 2, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, armë antitank, dronë dhe pajisje të tjera.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.