Zelensky bisedë me Ramën: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë. Diskutuam për të avancuar bashkëpunimin në mbrojtje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në X (dikur Twitter), Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës pas agresionit Rus.
Po ashtu, ai shkruan se me Ramën diskutuan edhe për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan si dhe për të avancuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB, si dhe mbështetjen e mbrojtjen politike.
Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkruan Zelensky.