Zelensky i telefonon Trump pas fitores: Do mbajmë dialog të ngushtë mes dy vendeve
Pak pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me republikanin.
Dyshja ranë dakord që të ruajnë “dialogun e ngushtë” mes dy vendeve dhe të avancojnë bashkëpunimin e tyre.
“Roli i fortë dhe i palëkundur udhëheqës i SHBA-së është jetik për botën dhe për një paqe të drejtë,” tha presidenti ukrainas në një postim në X (ish-Twitter).
Më herët, Zelensky përgëzoi Trump për fitoren dhe theksoi se ai ishte në pritje të një “epoke të një Shtetet e Bashkuara të fortë të Amerikës nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump”.
“Unë vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për një qasje “paqe përmes forcës” ndaj çështjeve botërore. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë një paqe të drejtë në Ukrainë. Shpresoj se do ta zbatojmë këtë së bashku”, tha ai.
Vlen të theksohet se Trump është zotuar të ndalojë mbështetjen e konsiderueshme financiare që SHBA po i japin luftës në Ukrainë.