Lajme

Zelensky: Jemi afër fundit të luftës me Rusinë

Veprimi vendimtar i SHBA-së mund t’i japë fund luftës në Ukrainë vitin e ardhshëm, vlerësoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa theksoi se vendi i tij është “më afër fundit të luftës”.

Tani, në fund të luftës, ne kemi një mundësi reale për të forcuar bashkëpunimin midis Ukrainës dhe SHBA-së. Veprimi vendimtar tani mund të përshpejtojë fundin e agresionit rus kundër Ukrainës vitin e ardhshëm,“, tha Zelensky në një postim në Telegram pas takimit me një delegacion dypartiak të Kongresit Amerikan.

Presidenti ukrainas i kërkoi Uashingtonit dhe partnerëve të tjerë të Kievit që të vazhdojnë ta mbështesin atë.

SHBA dhe aleatët e saj i kanë dhënë Ukrainës disa miliarda dollarë  në ndihmë ekonomike, humanitare dhe ushtarake ndërsa në të njëjtën kohë kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër Rusisë.

Zelensky është në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të udhëtojë në Uashington gjatë javës për t’u takuar me presidentin Joe Biden.

Deri më tani, Zelensky nuk ka zbuluar detaje të “planit të fitores” që ai ka hartuar dhe të cilin ai pritet t’ia paraqesë në ditët në vijim presidentit amerikan Joe Biden.

Nga ana tjetër, Putin ka treguar se bisedimet e paqes mund të fillojnë pasi Kievi të braktisë ambiciet e tij për t’u bashkuar me NATO-n dhe të pranojë t’i dorëzojë Rusisë provincat në Ukrainën jugore dhe lindore.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve

Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon…

13 hours ago

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional

Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të…

13 hours ago

Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër

Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në…

14 hours ago

PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër

Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër. Gjatë këtyre…

15 hours ago

Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci,…

15 hours ago

Berisha takim me biznesin e qytetarët – Lideri i opozitës premton mbështetje për çiftet e reja dhe fëmijët e tretë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë…

15 hours ago