Bota

Zelensky konfirmon përleshjet vdekjeprurëse me trupat e Koresë së Veriut

Trupat e Koresë së Veriut të dislokuara në rajonin Kursk të Rusisë kanë luftuar forcat e Kievit në fushën e betejës. Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se përleshjet rezultuan me vdekje.

Zelensky tha se 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në rajon, ku inkursioni ushtarak tre-mujor i Ukrainës në territorin rus ka ngecur.

Njëmbëdhjetë mijë ushtarë të Koresë së Veriut ose ushtarë të ushtrisë së Koresë së Veriut janë aktualisht të pranishëm në territorin e Federatës Ruse në kufirin me Ukrainën në veri të vendit tonë në rajonin e Kurskut”, tha Zelensky në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, Hungari.

Një numër i trupave të Koresë së Veriut janë vrarë në një angazhim të kufizuar me forcat ruse dhe ukrainase.

Njoftimi i përdorimit të tyre në luftime vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj peshojnë se si t’i përgjigjen partneritetit ushtarak në rritje midis Moskës dhe Phenianit.

Ukraina dhe aleatët e saj në NATO po vlerësojnë gjithashtu se si rizgjedhja e Donald Trump si President i SHBA, do të ndikojë në balancën e luftës dhe po përgatiten për mundësinë e një reduktimi dramatik të mbështetjes amerikane dy vite e gjysmë pas pushtimit të Moskës.

Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin bëri komentet e tij të para publike për zgjedhjet amerikane, duke thënë se ai është gati për dialog me presidentin e zgjedhur republikan dhe vuri në dukje se komentet e Trump për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë “meritojnë të paktën vëmendjen”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…

56 seconds ago

Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…

4 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…

6 minutes ago

Oskar 2025- Natë madhështore për “Anora”, fiton 5 statuja të arta

Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…

7 minutes ago

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 days ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 days ago