Zelensky kritikon Korenë e Veriut për ofrimin e trupave për Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut, pas raportimeve se vendi po dërgon trupa për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë.

“Nëse Koreja e Veriut mund të ndërhyjë në luftën në Evropë, atëherë presioni mbi këtë regjim definitivisht nuk është i mjaftueshëm”, theksoi Zelensky në një video-mesazh.

“Është e qartë se Pheniani, ashtu si Moska, nuk kujdeset për njerëzit dhe nuk respekton jetën njerëzore”, tha ai, duke paralajmëruar se ky zgjerim i luftës ruse duhet të ndalet.

Raportet se Koreja e Veriut po dërgon trupa për të luftuar përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë kanë qarkulluar prej ditësh, duke përfshirë edhe shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut.

Zelensky tha se autoritetet ukrainase kanë informacion për stërvitjen e dy njësive të ushtrisë së Koresë së Veriut me ndoshta 6 000 burra secila.

Moska i është përgjigjur në mënyrë evazive raporteve, por po vuan viktima të rënda ndërsa përparon në Ukrainën lindore. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.