Zelensky: Mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit u dëmtua nga sulmi rus

Çernobilit u dëmtua

Mburoja mbrojtëse e Çernobilit është dëmtuar nga sulmi rus – Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një dron rus ka goditur mburojën mbrojtëse mbi centralin bërthamor të Çernobilit. ndaj strehës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit.

Zelensky shprehet se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa sqaron se deri në këto momente, nivelet e rrezatimit nuk janë rritur.

“I vetmi vend në botë që sulmon objekte të tilla, pushton termocentralet bërthamore dhe bën luftë pa marrë parasysh pasojat është Rusia e sotme. Ky është një kërcënim terrorist për të gjithë botën,” tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shprehet më tej se Rusia vijon zgjerimin e ushtrisë duke mos bërë asnjë ndryshim në retorikën e saj, siç e cilëson ai, “antinjerëzore shtetërore”.

“Kjo do të thotë se Putini definitivisht nuk po përgatitet për negociata – ai po përgatitet të vazhdojë të mashtrojë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të ketë presion të unifikuar nga të gjithë ata që vlerësojnë jetën – presion mbi agresorin. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj,” tha ai.

Një shpërthim i reaktorit në termocentralin bërthamor të Çernobilit në vitin 1986 përhapi rrezatim në të gjithë Evropën. Ky impiant ka kohë që është dekomisionuar, por ende përmban materiale të rrezikshme radioaktive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.