Zelensky: Nuk shoh plan të gatshëm të SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se deri më tani nuk po sheh asnjë plan të gatshëm nga  SHBA për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Deklaratat e Zelenskyt vijnë pak pas nisjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Presidenti u shpreh se diskutimet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, nuk janë “definitivisht të mjaftueshme për të krijuar një plan” për paqen.

Ai, megjithatë, shton se sinjalet që vijnë nga Amerika janë “të forta”, duke shtuar se duhet të ketë bisedime të mëtejshme me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance.

Zelensky trajtoi më tej pyetjet mbi të ardhmen e vendit të tij, duke thënë se Ukraina dëshiron të jetë në NATO dhe se nuk do t’i njohë territoret e pushtuara si ruse.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim territoret e pushtuara si ruse. Ne duam të jemi në NATO, po. Ne i besojmë garancive të sigurisë së NATO-s. Unë mendoj se ky është opsioni më i lirë për të gjithë,” thotë Zelensky, duke shtuar se Evropa do të duhet të bashkohet rreth Ukrainës për të mbrojtur veten.”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.