Zelensky: Ose e ndalojmë Putinin ose rrezikojmë luftën botërore

situata mund të përshkallëzohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CBS tha se, “Nëse nuk qëndrojmë ende, Putini do të avancojë më tej. Ky nuk është vetëm spekulim boshe, kërcënimi është real”.

Sipas tij, qëllimi përfundimtar i Putinit është të ringjallë Perandorinë Ruse dhe të ripushtojë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë mendoj se situata mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, tha Zelensky.

 “Nuk do të ketë vend të sigurt, nuk do të ketë vend të sigurt për askënd“, shtoi ai.

 Në të njëjtën intervistë, Zelensky ftoi homologun e tij amerikan Donald Trump të vizitojë Ukrainën për të parë shkatërrimin dhe “të shohë njerëzit, civilët, luftëtarët, gratë, fëmijët dhe spitalet të shkatërruar ose të vdekur“.

Ejani, shikoni dhe pastaj ne ecim përpara me një plan për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, duke përsëritur se “zëvendëspresidenti Vance po justifikon disi veprimet e Putinit. Unë u përpoqa t’i shpjegoj atij se “këtu nuk ka rrugë të mesme, ka një agresor dhe ka një viktimë. Rusët janë agresori, ne jemi viktima”. Të gjithë e kuptojnë këtë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.