Zelensky pas përplasjes me Trump: Dua garanci për vendin tim, marrëdhënia jonë mund të shpëtohet

Zelensky pas përplasjes me Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se ai është i bindur se marrëdhëniet me Presidentin amerikan, Donald Trump, mund të shpëtohen, pavarësisht përplasjes që ndodhi gjatë një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale. Në një intervistë për Fox News, Zelensky tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë më shumë se thjesht ato mes dy presidentëve, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve historike dhe miqësisë mes popujve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Po, sigurisht, sepse janë marrëdhënie më shumë se dy presidentë. Janë marrëdhëniet historike, marrëdhëniet e forta midis popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë falënderoj popullin amerikan nga ana e popullit tonë. Sigurisht, falënderues për presidentin, dhe, natyrisht, për Kongresin, por para së gjithash, për popullin tuaj. Njerëzit tuaj ndihmuan në shpëtimin e popullit tonë.” tha Zelensky.

Zelensky pranoi se përplasja e fundit ka shkaktuar tensione, por theksoi  se “nuk ishte i sigurt se ne bëmë diçka të keqe”.

“Unë thjesht dua të jem i sinqertë dhe vetëm dua që partnerët tanë ta kuptojnë situatën saktë dhe unë dua të kuptoj gjithçka saktë. Kjo është për ne që të mos humbasim miqësinë tonë,” tha ai.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, komentoi përplasjen duke thënë se bisedimet e ardhshme me Zelenskyn nuk do të shkojnë më tej derisa ai “të jetë gati për të bërë paqe”.

Rubio shtoi se Trump dëshiron një marrëveshje paqeje së pari dhe pastaj të diskutohet për garancitë e sigurisë.

“Kjo nuk do të thotë se ato garancitë e sigurisë nuk mund të ndodhin si pjesë e atij negocimi, por ju duhet të keni një marrëveshje,” tha Rubio.

Takimi i Zelenskyt me Trump dhe Zëvendës Presidentin JD Vance shpërtheu në një grindje mes tyre në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa kamerat e të gjithë botës ishte të fokusuar drejt tyre. Grindja mes tyre bëri që Trump dhe Zelensky të ndahen pa marrëveshje për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.