Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në “të ardhmen e afërt”.
Një takim SHBA-Ukrainë do të zhvillohet në “të ardhmen e afërt“, tha ndihmësi kryesor i Volodymyr Zelenskyy.
Lajmi që konfirmohet nga mediet ndërkombëtare bënë të ditur se ndihmësi kryesor i Zelenskyy thotë se ekipet amerikane dhe ukrainase kanë rënë dakord të takohen përsëri.
Andriy Yermak, i cili drejton zyrën e presidentit, tha se sapo kishte marrë telefon me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA, Mike Waltz.
“Ne diskutuam hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” tha Yermak në një deklaratë.
Walz kishte thënë më herët se SHBA-të do të heqin ndalimin e armëve dhe shkëmbimit të inteligjencës vetëm nëse mund të “vijojnë negociatat”, duke shtuar se ekipet negociuese “po flasin për një vendndodhje, një datë”.
Më herët, SHBA ndërpreu shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.