Zelensky: Putin ka frikë t’i thotë Trumpit se dëshiron ta vazhdojë këtë luftë

Zelensky tha se

Manipuluese i ka konsideruar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky planin e armëpushimit të presidentit rus Vladimir Putin. Zelensky tha se “kushtet paraprake” të Putinit nuk do të bëjnë të mundur një armëpushim pasi në të vërtetë, Putin nuk e do atë.

Sipas presidentit ukrainas, Putin nuk do që t’i japë fund luftës, por ka frikë t’i thotë Trumpit se dëshiron ta vijojë.

“Ajo që ne kemi dëgjuar nga Rusia janë fjalë shumë të parashikueshme dhe shumë manipuluese të Putinit. Në praktikë, ai po përgatit një refuzim. Sigurisht, Putini ka frikë t’i thotë Trumpit drejtpërdrejt se dëshiron të vazhdojë këtë luftë, se dëshiron të vazhdojë të vrasë ukrainasit. Kjo është arsyeja pse Moska e rrethon idenë e armëpushimit me parakushte që nuk do të bëjnë asgjë të mundur, ose nuk do ta bëjnë të pamundur për më gjatë. Kjo vjen pasi Putin tha se luftimet duhet të përfundojnë në Ukrainë, por këmbënguli se një armëpushim duhet të heqë shkaqet themelore të kësaj krize”, tha Zelensky.

Për më shumë Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj vendit për të detyruar një marrëveshje paqeje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.