Zelensky: Ukraina do të përgatisë një kundërofensivë të re ndaj Rusisë

Ukraina do të përgatisë një kundërofensivë të re pas fushatës që nuk solli rezultatet e dëshiruara.

Përpara përvjetorit të dyvjetorit të luftës, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh për mediat amerikane se Ukraina po përgatitet për një sulm të ri.

 “Sigurisht, ne do të përgatisim kundërsulm të ri, një operacion të ri. Situata në fushën e betejës nuk është në ngërç dhe në të vërtetë është shumë e ndërlikuar në Lindje”, tha Zelensky, duke pretenduar se suksesi i vetëm i Rusisë gjatë nëntë muajve ka qenë marrja e kontrollit të Avdiivka.

Zelensky tha më tej se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të lartë, ndërsa vendosi në dukje se artileria ukrainase ka një rreze veprimi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa artileria ruse ka dyfishin e kësaj rreze. “Është një lloj lufte e padrejtë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.