Zelensky: Ukraina po lufton me 50 mijë trupa në rajonin Kursk të Rusisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka dislokuar rreth 50 mijë trupa në Kursk, rajoni jugor rus ku Kievi nisi kundërofensiven e tij të befasishme në verë.
“Trupat ukrainase “vazhdojnë të mbajnë prapa” “grupin armik prej gati 50,000 forcash” në Kursk”, tha Zelensky.
Kievi filloi inkursionin e tij në rajonin e Kurskut të Rusisë në gusht, duke lënë në befasi jo vetëm Moskën, por edhe aleatët e saj. Zelensky tha se synonte të krijonte një “zonë tampon” për të parandaluar sulmet e ardhshme ndërkufitare.
Ofensiva e Kurskut, pushtimi i parë tokësor i Rusisë nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore, e kapi Moskën krejtësisht të papërgatitur.
Ukrainasit përparuan shpejt thellë në territorin rus dhe që atëherë kanë mbajtur kontrollin mbi qindra milje katrore të territorit të Rusisë. Dhe ndërsa Rusia ka rimarrë disa vendbanime, linja e kontrollit mezi ka ndryshuar gjatë muajve të fundit.