Zemra, kontrollohuni çdo vit! Mjekët: Kujdes, faktorët e rrezikut janë vrasës të heshtur

kardiolt

kardiolt

Sëmundjet kardiovaskulare, sipas INSTAT-it, janë shkaktare për mbi 50 % të të gjitha vdekjeve në vendin tonë . Kjo është pasojë e përkeqësimit të vazhdueshëm të faktorëve të rrezikut si hipertensioni, yndyrat e larta në gjak, diabeti dhe duhani të cilat nga mjekët cilësohen si vrasës të heshtur

Mjekja kardiologë, Engjëllushe Hasani shprehet se infarktet e miokardit janë shtuar pasi faktorët e rrezikut janë neglizhuar nga vetë popullata.

“Infarktet e miokardit janë shtuar pasi faktorët e rrezikut janë neglizhuar nga vetë popullata, por duhet edhe më shumë vigjilencë nga ana e mjekëve profesionistë, sepse nëse faktorët e rrezikut vlerësohen  dhe trajtohen në kohë, parandalohen 80% e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kështu llogarisim rrezikun për 5 vitet e ardhshme”, shprehet mjekja.

Mjekja thotë se  jo më pak problem janë edhe hiperkolesterolomitë familjare ku përfshihen pacientët me histori genetike .

“Këtu përfshihen ata individë që kanë faktorë genetik për të zhvilluar çrregullime të profilit lipidik dhe sipas statistikave kemi rreth 300-500 njerëz që mund të zhvillojnë probleme genetike të yndyrnave, e në këro raste është e detyrueshme matja e yndyrnave mbi moshën dy vjeç për të parë nëse ky person në të ardhmen do të zhvillojë një faktor gjenetik për yndyrna të larta”

Mjekja bën thirrje për kontrolle të rregullta vjetore.

Të gjithë personat mbi moshën 35 vjeç duhet kontrollojnë periodikisht çdo vit faktorët e rrezikut dhe kështu do të parandalonim shumë”

Në Shqipëri rezultojnë rreth 90 mijë persona me sëmundje të zemrës, e prej tyre 38 mijë kanë sëmundje ishemike të zemrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.