Lajme

Zënia e kolektorëve, Beci: Asnjë tolerim – “Nuk mund të rrezikojmë qytetin për ndërtime pa kriter në këto zona”

Rrezikonin qytetin sa herë kishte reshje, Bashkia Shkodër nis aksionin për lirimin e kolektorëve të zëna prej vitesh.

Moti i keq me reshje të shumta shiu që përfshiu Shkodrën disa ditë më parë ka nxjerrë në pah një problematikë të mbartur në vite për qytetin. Bllokimi i kolektorëve të shkarkimit të ujërave të qytetit. Nisur nga kjo situatë prej disa ditësh, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër së bashku me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime kanë zbritur në terren për pastrimin e këtyre kolektorëve por janë përballur me bllokime të tyre nga ndërtime të cilat janë kryer prej vitesh.

Për të parë nga afër situatën, sot ka qënë prezent Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili njoftoi nisjen e një ndërhyrje të plotë, pa asnjë kompromis për lirimin e këtyre kolektorëve të cilat kthehen në rrezik për përmbytjeje në zona të qytetit, ashtu sic ishte rasti i zonës së Perashit të një jave më parë.

Bashkia e Shkodrës ka ngritur një grup të përbashkët pune, për evidentimin e të gjithë ndërtimeve, avulli apo gardhe të cilat bllokojnë sistemin e kullimit të qytetit në këto kolektorë dhe do të nderhyhet për pastrimin e plotë të tyre, me qëllim që Shkodra të mos jetë peng i këtyre bllokimeve për të cilat sjellin prezencë uji në disa zona të qytetit të Shkodrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

3 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

3 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

3 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

4 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

4 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

4 hours ago

This website uses cookies.