Zëri i ëmbël i këngës shkodrane, Fatjeta Barbullushi, ndër këngëtaret e spikatura të muzikës shkodrane dhe më gjerë

Këngën e bukur shkodrane e kanë kënduar sa e sa artistë të spikatur e në mesin e tyre edhe këngëtarja Fatjeta Barbullushi. Prej rreth 30 vitesh jeton në Zvicër, por asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me Shkodrën e saj, sepse, siç shprehet ajo, ndjen në çdo kohë mall për të.
Veç dashurisë që ndjen për rrënjët e saj, me Shkodrën e lidhin projektet artistike.
Së shpejti ka ndërmend të realizojë recitalin e saj para publikut shkodran.
Këngëtarja shkodrane, Fatjeta Barbullushi, ka rreth 40 vite në muzikë duke patur fillesat e saj që në fëmijëri. Repertori i saj i pasur i përket zhanreve të ndryshme, por më së shumti mbizotërojnë këngët popullore dhe baladat.