Zëri i Radio Shkodrës, Merita Sokoli: Privilegj dhe përgjegjësi! Ky institucion është shtëpia ime e dytë

Radio Stacioni i Shkodrës është i dyti më i hershëm në vend pas Radio Tiranës. Një nga zërat që ka shoqëruar dëgjuesit e saj është Merita Sokoli. Si një familje, e konsideron punën me kolegë e ish-kolegë të Radio Shkodrës.

Që nga 14 gushti i 1979 Merita Sokoli ka kaluar momente të bukura dhe sfiduese, megjithatë të parat i kujton më shumë.

Eh ca është Radio Shkodra, një dashuri e madhe, që përmbledh ecurinë, historinë, sfidat, pasionin për të ardhur në këtë institucion që për mua për shumë vite është bërë si shtëpi e dytë, për serioziteti dhe autoritetin që ka Radio Shkodra te dëgjuesit.

E kujtoj ditën e parë si sot, një histori e bukur, sfiduese, me pasion. Vërtet janë 45 vite që unë vij çdo ditë në këtë institucion. Ishte ditë gushti 1979 dhe unë si një vajzë e vogël, si nxënëse mora një detyrë në mënyrë shumë serioze. Ishte sfiduese për mua të merrja programacionin muzikor të Radios asokohe, vij nga një formim muzikor, më pas formimi im ka vazhduar paralelisht me punë dhe kjo më ka bërë të kem shumë përgjegjësi në ecurinë time”, u shpreh Sokoli për gazetarin Marjo Gjini.

Më tej, Sokoli ka rrëfyer se si u gjend pranë dyerve të Radio Shkodrës, ndërsa e konsideroi një privilegj punën përkrah kapaciteteve kulturore e të nderuara të qytetit të Shkodrës.

“Vërtet mu duk diçka krejt e veçantë, i mendoj në detaje ato ditët e para. Aty gjeta kolegë të nderuar. Paulin Shtjefnin e kam pas edhe mësues. Kur hynin e dilnin në redaksi unë ngrihesha në këmbë. Unë isha nxënësja e tyre, ndërsa ata më konsideronin si motrën e vogël, si vajzën e tyre.

Aty isha kolegë me drejtorin asokohe, Alush Çeno, spikeren e mrekullueshme Eftali Dini, me shkrimtarin Skënder Temali dhe poetin Paulin Shtjefni.

Vërtet ishte privilegj për mua të ishe përkrah këtyre kapaciteteve kulturore dhe shumë të nderuara të qytetit tonë”, u shpreh ajo.

Sokoli ka renditur edhe disa nga detyrat q ëka mbajtur përgjatë karrierës së saj.

“Jam shumë rehat me funksionet që kam pasur. Funksioni bazë, mikrofoni. Deri më tani unë jam gazetare. Kam punuar në sektorin e muzikës, por në fillim të viteve ’90 mu besuan shumë emisione të folura dhe që atëherë kam pas marrë emisionin e  fëmijëve që e drejtova dhe e përgatita përreth 30 vite.

Më pas nuk e harroj studion e hapur, emisionin e parë të drejtpërdrejtë me telefonata”, tha Sokoli.

Duke u ndalur te sfidat në rrugëtimin e saj në Radio Shkodra, Merita Sokoli u shpreh se asgjë nuk jepet në pjatë të gatshme. Ajo theksoi se “çdo ditë ka sfidë për të gjetur tematika, bashkëpunime, zëra bindës të cilët i drejtohen të vërtetave, njerëz që të frymëzojnë, histori të shkruara dhe të pashkruara që mbeten në mikrofonin e radios si simbol i një jete që pulson në dejet e njerëzve në Shkodër”.

Të bësh radio sot, për Merita Sokolin, është sfidë. Kjo pasi, radio, sikurse theksoi ajo, është një mjet komunikimi që nuk vdes kurrë dhe të duhet të mbledhësh gjithë informacionet e kulturën e nevojshme për të pasqyruar ngjarjet, informacionet e aktivitetet në vijueshmërinë e tij.

Sfidë sepse radio është mjet komunikimi që nuk vdes kurrë. Të jep komoditet në ndjekje, të bën të mendosh rreth asaj që thuhet, të ndjesh nga afër e larg atë që është përtej atij mikrofoni.

Të bësh radio, duhet të kesh pasion për mikrofonin, të japësh qartë, pastër bukur, gjuhën shqipe., Të mbledhësh informacionin e kulturën e nevojshme për të pasqyruar një ngjarje, një aktivitet në vijueshmërinë e tij, që njerëzit të mos habiten për portretin tënd, që njerëzit të të parafytyrojnë për atë që thua”, përfundoi Sokoli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

15 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

15 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

15 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

15 hours ago

This website uses cookies.