Lajme

“Zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet”! Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale

“Zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet” ishte motivi i krijimit të bibliotekës së parë audiodigjitale në vend, që do i shërbejë të gjithë fëmijëve por edhe personave që janë vështirësi me shikimin.

Kjo bibliotekë iu  krijua nga fushata “Dhuro Zërin” ku përgjatë një viti u mbështet nga qindra lexues, mes të cilëve edhe figura të njohura të artit, kulturës, gazetarisë dhe sportit, të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga biblioteka e parë audiodigjitale, ku shkruan se kjo përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre, për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, si edhe me admirimin më të lartë për drejtorin Emiliano Lule, i cili i përket kësaj kategorie sociale si një diell i vërtetë në rrugën e shumë fëmijëve që nuk shohin normalisht, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo bibliotekë u krijua pikërisht për personat me vështirësi në shikim për ta parë botën nga një perspektivë ndryshe dhe për të menduar sesi mund të gjejmë mbështetje, përfshirje dhe zgjidhje inovative për këtë kategori njerëzish.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

40 minutes ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

42 minutes ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

45 minutes ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

2 hours ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

2 hours ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.