Zëvendëskryeministri Bislimi: Pa kërkesë nga Serbia, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Bislimi

Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas qëndrimit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që kritikoi moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Bislimi ka shkruar se tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymë të dialogut.

Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë duhet që zyrtarisht t’i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje.

Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimi të besimit. Përderisa nuk ka një kërkesë zyrtare direkte, atëherë nuk mund të ketë vendim. Z. Stano besoj se e di këtë”, ka shkruar Bislimi në “X”.

Më parë Stano është shprehur me keqardhje që praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, vendimi nuk është në përputhje me frymën e dialogut. Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17 dhjetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.