Bislimi
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas qëndrimit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që kritikoi moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” Bislimi ka shkruar se tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymë të dialogut.
“Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë duhet që zyrtarisht t’i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje.
Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimi të besimit. Përderisa nuk ka një kërkesë zyrtare direkte, atëherë nuk mund të ketë vendim. Z. Stano besoj se e di këtë”, ka shkruar Bislimi në “X”.
Më parë Stano është shprehur me keqardhje që praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës.
Sipas tij, vendimi nuk është në përputhje me frymën e dialogut. Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17 dhjetor.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.