Zëvendëskryeministri i Kosovës pret ambasadorin e Finlandës: Sulmi terrorist është organizuar nga Beogradi zyrtar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se sulmi terrorist serb ishte i orkestruar nga Beogradi zyrtar.

Gjatë një takimi me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen është diskutuar edhe për situatën e krijuar në veri pas sulmit nga grupet terroriste serbe ndaj Kosovës dhe vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku.

Tashmë ekzistojnë prova e fakte të mjaftueshme që ky sulm është orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar. Nga prezenca e organizimi i sulmit terrorist nga Milan Radojiçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA-s, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre“, citohet Bislimi në njoftimin e Kryeministrisë pas këtij takimi.

Tutje theksohet se pamjet e publikuara ditën e djeshme dhe armatimi i konfiskuar tregojnë për planifikimin e skenarin e përgatitur nga Serbia.

Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit Bislimi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjes së reformave.

Rrugëtimi ynë pozitiv i dy viteve të fundit është dëshmuar edhe nga raportet e ndryshme, veçanërisht Raporti për vendin i Komisionit Evropian i vitit të kaluar i cili evidentoi të arriturat e Kosovës. U theksua se procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe përmbushjen e kritereve”, thuhet në njoftim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

43 minutes ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

50 minutes ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

55 minutes ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

1 hour ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

1 hour ago