Zëvendëspresidentja e Argjentinës i del në krah Fernandezit: Asnjë vend kolonizator s’na intimidon!
Kënga raciste në autobusin e Kombëtares së Argjentinës ka marrë vëmendjen e politikës. Ditën e sotme zëvendëspresidentja e Argjentinës, Viktoria Vijarruel i ka dalë në krah Enco Fernandezit duke thënë: “Asnjë vend kolonizator nuk do të na intimidojë për një këngë futbolli apo për të thënë të vërtetat, të cilata ata nuk duan që të thuhen. Prandaj nuk duhet të jemi të tregohemi hipokritë. Enco, unë jam me ty”.
Koret raciste të disa prej lojtarëve të Argjentinës janë denoncuar në FIFA nga ana e Federatës Franceze e Futbollit. Ndërsa problem është bërë edhe në Londër ku plot dhjetë futbollistë të Çelsit kanë mbajtur qëndrim karshi Fernandezit duke mos e ndjekur më në Instagram.
Vetë mesfushori kërkoi falje një ditë më parë nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale.