“Zgjatet” sezoni turistik/ Turizmi malor dhe pika si Thethi apo Lëpusha, më të preferuarat
Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mira.
Edhe pse jemi jashtë sezonit turistik Shkodra dhe pikat turistike të saj vijojnë të vizitohen .
Ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme në këtë periudhë si shkak i reshjeve të shiut, zonat malore si Thethi, Boga dhe Lepusha po vizitohen nga turistët e huaj .Sipas zyrës së informacionit turistik në Shkodër ky sezon ka regjistruar numrin më të madh të turistëve të cilët kanë vizituar Shkodrën dhe kanë kërkuar informacion në Zyrën e Informacionit.
Megjithëse aktualisht numri i turistëve ka rënë në krahasim me muajin e shkuar sërish interesi për të vizituar Shkodrën është i lartë. Ky sezon njihet si ndër më të sukseshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor dhe pika si Thethi apo Lëpusha kanë qenë më të preferuarat për turistët.