Zgjedhja e arsimit profesional – Shkolla industriale “Arben Broci” qendër e formimit profesional në Veri të Shqipërisë

Në arsimin e mesëm profesional në Shkodër, një vend të veçantë zë shkolla industriale “Arben Broci”, e cila përgatit profesionistë të mesëm nga disa rrethe veriore të vendit.
Në vitet e fundit, shkolla është rikonstruktuar dhe zgjeruar, duke u pajisur me laboratorë modernë në gjashtë profile të ndryshme, ndërkohë që synohet shtimi I drejtimeve të studimt në përputhje me kërkesat e tregut te punës .
Shkolla aktualisht ka mbi 430 nxënës, ndërsa degët më të kërkuara janë “Shërbim mjete transporti” “Teknologji Informacioni”, “Elektrike” dhe “Hidraulike”, të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj shkolle është lidhja e ngushtë me tregun e punës.
Shumë të rinj arrijnë të punësohen edhe para përfundimit të shkollës.
Diplomat e kësaj shkolle njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian, falë programeve të mësimdhënies, të harmonizuara me standardet evropiane.