Lajme

Zgjedhja e drejtuesve të policisë, Hoxha: Reformë për të rritur profesionalizmin e efektivëve

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka deklaruar se Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit është një hap thelbësor që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.

Sipas Hoxhës, ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive Vendore, si dhe Shefat e Komisariateve.

Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë.

Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike. Gjithashtu synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit”, shpjegon Hoxha.

Hoxha shton se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të qarta për aftësitë drejtuese dhe organizative, me objektiv:

Krijimin e një procesi të rregullt dhe të standardizuar për përzgjedhjen e drejtuesve;

Nxitjen e transparencës dhe objektivitetit;

Përcaktimin e kritereve të rrepta për vlerësimin e kandidatëve; Krijimin e komisioneve të për vlerësimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e ankesave;

Promovimin e meritokracisë dhe konkurrencës së drejtë;

Garantimin e shmangies së konfliktit të interesit dhe parandalimin e diskriminimit.

Qeveria dhe Ministria e Brendshme mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

2 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

2 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

2 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

2 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

2 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

2 hours ago

This website uses cookies.