Zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Kurti bisedon me aleatët për kërkesën e opozitës

Kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zhvillojë një takim me bashkë drejtuesit e partisë “Guxo” Donika Gërvalla e Faton Peci dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari Lila. Këto parti, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuar nga Kurti.

Në takim u theksua se partitë opozitare duhet të unifikojnë kërkesën përballë shumicës në Kuvend. “Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat e saj për diskutimin e procesit të ri zgjedhor” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit. Për të njëjtën çështje, Kurti bisedoi më herët edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Pas takimit, ai u shpreh se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja që sipas tij, do të ishte mirë të ishin në pranverën ose në vjeshtën e këtij viti. PDK kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa LDK kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shkarkimit të Qeverisë apo dorëheqjes së saj, që më pas të shpërndahet Kuvendi.

Kërkesë të ngjashme ka edhe AAK, por Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së ekzekutivit aktual. Mandati i Qeverisë “Kurti” përfundon në fillim të vitit të ardhshëm, por partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar Kurtin për keqqeverisje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.