Lajme

Zgjedhjet 2025, Blushi takon Begajn: Pranojmë çdo datë, përveç asaj të Ballës

Partia e Lirisë (PL) nuk ka pretendime për datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm, por të enjten bëri të njohura kushtet e veta.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, zhvilloi një takim konsultues me presidentin Bajram Begaj në lidhje me mbajtjen e garës parlamentare në vitin 2025. 

Sa i përket datës së zgjedhjeve, qëndrimi i Partisë së Lirisë është që për ne është e pranueshme çdo datë, përveç datës së caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e Presidentit të Republikës për të treguar qartësisht një pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në noter të dytë pas Kuvendit, të mazhorancës,” u shpreh kryesekretari i PL-së.

Në prononcimin për mediet, z. Blushi informoi se me presidentin Begaj ndau edhe shqetësimin e partisë për sa i përket arrestimit të presidentit Ilir Meta. Ai shtoi se Presidenca duhej të kishte reaguar për ngjarjen.

Në emër të Partisë së Lirisë ndava shqetësimin për mungesën e një reagimi institucional nga ana e Presidentit të Republikës sa i përket rrëmbimit kriminal, banditesk të ish-Presidentit të Republikës, presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta. Ky reagim duhet të kishte ndodhur në respekt të këtij institucioni, në respekt të statusit të veçantë që ka presidenti Meta. E shpreha me forcë këtë shqetësim, mungesën e reagimit,” tha. z. Blushi.

Në kushtet e arrestit, ish-presidenti Meta ka ftuar strukturat e partisë që të reagojnë ndaj SPAK-ut, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, e cila kërkoi ndalimin e tij për disa vepra penale.

Kjo protestë do të zhvillohet. Protestat periodike para kësaj Strukture, që për fat të keq është shndërruar në një strukturë kriminale, e cila shërben vetëm si hanxhar në duart e Edi Ramës për të asgjësuar pluralizmin politik, opozitën e vërtetë. Në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm ka izoluar me masë ekstreme presidentin Meta, ka izoluar me arrest shtëpie liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe po bën çdo përpjekje për të minuar një proces të rregullt, të ndershëm zgjedhor vetëm në funksion të vijimit edhe për katër vite të tjera të narkoregjimit,” tha z. Blushi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjenden kutitë e zeza të avionit që u përplas me helikopterin në Uashington

Kutitë e zeza të gjetura një ditë më parë pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit…

4 hours ago

I vendoset tritol një makine në Shkodër, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur…

4 hours ago

Moti sot i kthjellët, por me vranësira në mëngjes dhe reshje të dobëta lokale

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

“Abissnet Superiore”, java e 23-të luhet në dy ditë

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.…

4 hours ago

Lara Colturi, e gjashta në Francë

Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i…

4 hours ago

Roma fiton dhe kualifikohet

Roma arriti një fitore të merituar kundër Eintracht Frankfurt, që i siguroi kualifikimin në play-off…

4 hours ago

This website uses cookies.