Lajme

Zgjedhjet 2025 dhe sesioni i ri politik, Shehi: Krijojmë grup të ri politik që nuk identifikohet me Berishën

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka bërë thirrje të gjithë aktorëve e partive polikë që janë në opozitë të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri politik, për një opozitë më të bashkuar në parlament dhe më të fuqishme në zgjedhjet e 2025 duke i dhënë një tjetër alternativë popullit shqiptar.

Për kreun e LZHK, Dashamir Shehin dy janë kriteret për t’u bërë pjesë e këtij grupi: të kenë parësore rrëzimin e qeverisë Rama dhe të mos identifikohen me Sali Berishën.

Në një intervistë për RTSH 24, Shehi u shpreh se opozita ka nevojë për një strukturim të qartë dhe të qëndrueshëm duke i dhënë mundësinë zërave të rinj për zgjedhjet e ardhshme të 2025. Në të kundërt, sipas tij, me kodin e ri zgjedhor, të gjithë në opozitë janë të humbur.

Ky grupim i ri, sqaroi Shehi, do jetë një shteg i ri politik për gjetjen e një formule bashkëpunimi në zgjedhje, ku secili do të mbajë partinë dhe siglën e tij.

“Do krijojmë një grup të ri politik, kam besim se kolegët do e kujtojnë se shumë parti brenda opozitës nuk shkon më. Shqiptarët kanë nevojë për një hartë politike më të thjeshtë me dy apo 3 grupe polikë brenda opozitës. Një identifikohen me Berishën, ne të tjerët nuk identifikohemi me të dhe do jemi grupi tjetër i opozitës. Të na bashkohet beteja e përbashkët për të rrëzuar qeverinë. Do bashkëpunoj me të gjithë në opozitë që janë kundër qeverisë Rama, pasi pushteti tashmë është në duart e Ramës që ka përfunduar në një autokrat. Kush është kundër qeverisjes Rama do bashkëpunojmë në, dhe me ata që nuk e identifikojnë më veten me Berishën, këtu ndahemi me grupin tjetër. Ndahemi te ligji zgjedhor ku ishte një grusht shumë i rëndë për opozitës, u një pjesë e saj bashkëpunon haptazi me Ramën dhe PS për të prodhuar një ligj që mbron dhe to, por dëmton opozitën  në përgjithësi. Raporti me drejtësinë e re dhe besoj se ajo do luaj një rol pozitiv. Nuk mund të përkulet e djathta shqiptare apo opozita në funksion të interesave të një personi apo një grupi. Këto janë tre temat e mëdha që na ndajnë. Po krijojmë një shteg të ri politik që jep shpresë e besim. Nuk është e mjaftueshme të rrëzosh qeverinë vetëm me akuza, por duhen edhe idetë e reja të opozitës. Të krijojmë një alternativë tjetër duke ruajtur profilin opozitar. Kjo është në hapësirë pluralë dhe të gjejmë një formulë bashkëpunimi për zgjedhje, por jo të shkrijnë partitë, le t’i mbajnë siglat”, tha Shehi.

Nisja e sesionit të ri parlamentar do të nis me tema të “nxehta” diskutimi, por Dashamir Shehi tha se intrigat politike nuk duhet të lejojnë anashkalimin e çështjeve më rëndësi si ligji për plehrat që pritet të kalojë në Kuvend apo ato që lidhen me ekonominë e vendit.

“Kemi tema të nxehtë për debat është mandati i Xhaçkës, interpelance e kërkuar me Ramën. Vjeshtën e kaluar, kaluan disa ligje shumë të këqija për shtetin si investimet strategjike, buxheti iku pa u diskutuar etj. Ne po rikthejmë ligjin për plehrat, atë që shqiptarët u ngritën ën protestë para disa vitesh, po e risjell sërish për ta kaluar. Ato hoqëm dhe ligjin për bixhozin, e mbyllëm me ligj e hapëm para një vit po me ligj. Sot me ligjin e  ri kanë në dorë 5-6 veta dhe nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shteti dhe as nuk punësojnë se është online.  E njëjta gjë për plehrat, i mbylli nën presion popullor, tani e sjella ta kalojë”, tha Shehi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.