Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sjellë në vemendje kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
Në një letër drejtuar partive politike në dijeni edhe kryetares së Kuvendit, zoti Celibashi bëri të ditur se janë rreth 20 mijë votues.
“Partitë politike dhe Kuvendi, në kuadër të reformës të pritshme zgjedhore duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Shqipëria, si një vend kandidat për t’iu bashkuar BE, nuk mund t’ia lejojë vetes që për çfarëdolloj arsye ta lërë pa votuar këtë kategori. Në vlerësimin tim kjo mbetet prioritare, dhe pse jemi të vetëdijshëm që për pjesën më të madhe të politikë ka prioritete të tjera” u shpreh zoti Celibashi.
Kreu i KQZ gjithashtu foli dhe për aksesin në qendra të votimit, nga personat me aftësi të kufizuara, ku tha se ky mbetet një problem, por shtoi se po punojnë me koordinatorët e bashkive për të përmirësuar qasjen e tyre.
“Aksesi i personave me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit mbetet problem, nuk kemi pse bëjmë hipokritin , por të bëjmë aq sa kemi mundësi për të përmirësuar qoftë edhe 1% aksesin e tyre. Kemi bashkëpunim të mirë me koordinatorët e bashkive për këtë çështje dhe KQZ po ndërton një bazë të dhënash në lidhje me gjendjen fizike të të gjitha qendrave të votimit dhe aty ku është e mundur për të krijuar aksesin për këtë kategori votuesish do ta mundësojmë”, tha Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,
Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…
Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…
Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…
Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…
Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…
Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…
This website uses cookies.