Zgjedhjet 2025, SPAK hap faqen për denoncimin e krimeve elektorale gjatë fushatës

SPAK hap faqen për denoncimin e krimeve

5 vite nga krijimi i tyre, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion po i japin një vëmendje të veçantë edhe krimeve zgjedhore.

SPAK-u ka hapur edhe një linjë të posaçme në faqen e vet zyrtare, ku fton qytetarët që të denoncojnë krimet zgjedhore.

Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, shkruhet emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që i shikon vetëm SPAK-u.

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

Por aty mund të vendosen edhe informacione në kategorinë e zyrtarëve më të lartë, që mund të denoncohen nëse ka informacione, prova dhe indicie, nga kupola e shtetit dhe deri tek zyrtari më i thjeshtë. 

Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve gjendet edhe krimi që po denonconi, ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. 

SPAK-u thotë se janë 16 vepra penale të cilat mund të denoncohen në këtë platformë në internet, ku mund të bashkëngjiten foto dhe video që qytetarët mund të disponojnë.

Prokuroria e posaçme fton qytetarët, subjektet juridike apo fizike, sikurse edhe OJF-të, që të bashkëpunojnë me denoncime dhe referime rastesh të dyshuara apo me prova.

SPAK-u vë në dispozicion edhe një e-mail, i cili vlen edhe për disaporën.

Për të evidentuar ndërhyrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si dhe botës së krimit, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë një marrëveshje të posaçme me qëllim evidentimin e rasteve dhe ndjekjen e tyre penale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.