5 vite nga krijimi i tyre, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion po i japin një vëmendje të veçantë edhe krimeve zgjedhore.
SPAK-u ka hapur edhe një linjë të posaçme në faqen e vet zyrtare, ku fton qytetarët që të denoncojnë krimet zgjedhore.
Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, shkruhet emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që i shikon vetëm SPAK-u.
Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.
Por aty mund të vendosen edhe informacione në kategorinë e zyrtarëve më të lartë, që mund të denoncohen nëse ka informacione, prova dhe indicie, nga kupola e shtetit dhe deri tek zyrtari më i thjeshtë.
Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve gjendet edhe krimi që po denonconi, ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
SPAK-u thotë se janë 16 vepra penale të cilat mund të denoncohen në këtë platformë në internet, ku mund të bashkëngjiten foto dhe video që qytetarët mund të disponojnë.
Prokuroria e posaçme fton qytetarët, subjektet juridike apo fizike, sikurse edhe OJF-të, që të bashkëpunojnë me denoncime dhe referime rastesh të dyshuara apo me prova.
SPAK-u vë në dispozicion edhe një e-mail, i cili vlen edhe për disaporën.
Për të evidentuar ndërhyrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si dhe botës së krimit, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë një marrëveshje të posaçme me qëllim evidentimin e rasteve dhe ndjekjen e tyre penale.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.