Lajme

Zgjedhjet – Ambasadori i OSBE: Jemi të vetëdijshëm për presionet me të cilat përballet media

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran ka kërkuar nga media që të respektojë standartet më të larta për mbulimin e fushatës zgjedhore.

“Përtej aktit të votimit, zgjedhjet e mirinformuara bazohen në kuptimin e procedurave zgjedhore, kuadrit institucional, platformave dhe vizionit të kandidatëve. Në këtë kontekst, media, e quajtur shpesh si “shtylla e katërt”, luan një rol thelbësor si burimi kryesor i informacionit për shumicën e zgjedhësve. Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, theksoi Tarran.

Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar lidhur me rolin e medias në procesin zgjedhor, Tarran u ndal tek problematikat e përsëritura vazhdimisht në zgjedhje si dhe presionet me të cilat përballet media.

Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetë rregullimit të duhur të medias. Këto mekanizma janë thelbësorë për të garantuar që transmetuesit mediatikë të veprojnë në përputhje me standardet më të larta etike. Për më tepër, jemi të angazhuar të përkrahim nisma që mbështesin gazetarët përmes vetë rregullimit. Duke miratuar dhe respektuar një kod të besueshëm etike, profesionistët në media mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre me integritet, duke u siguruar se puna e tyre mbështet tek e drejta e publikut për informim të drejtë dhe të saktë gjatë të gjithë procesit zgjedhor dhe më gjerë”, shtoi ai.

Ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vuri theksin tek paanësia dhe profesionalizmi i medias gjatë procesit zgjedhor si dhe nevojës së një rregullatori, por pa prishur ekuilibrat me lirin e saj.

Media ka një rol të dyfishtë, nga njëra anë është në rolin e saj klasik atë të informimit të mbikëqyrjes së zhvillimit të procesit, por nga ana tjetër ka si rol të saj po kaq edhe kryesor edhe informimin dhe edukimin e votuesve dhe nxitjen e tyre për të qenë pjesëmarrës në procesin zgjedhor apo në përgjithësi në proceset politike. Me këtë rast ka rëndësi të thuhet se media do të duhet në përmbushje të këtij qëllimi ose këtij funksionaliteti të dyfishtë të karakterizohet nga dy tipare themelore, e  para nga profesionalizmi dhe e dyta nga pavarësia dhe nga paanësia. Janë themelore në përgjithësi për rolin e medias dhe për veprimin e medias të dyja këto karakteristika qoftë profesionalizmi dhe paanësia dhe pavarësia, por bëhen më të rëndësishme kur vjen puna tek procesi zgjedhor”, nënvizoi Celibashi.

Eksperti i Zgjedhjeve, Kristaq Kume u fokusua tek problemet në hartimin dhe zbatimin e ligjit.

Ky është seminari i tretë teknik brenda këtij viti që organizohet me synimin për përmirësimin e proceseve zgjedhore ne fusha që nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshime ligjore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

22 minutes ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

38 minutes ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

53 minutes ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

59 minutes ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

1 hour ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

1 hour ago

This website uses cookies.