Zgjedhjet- Berisha thirrje emigrantëve: Aplikoni, platforma e KQZ e sigurt!

Berisha thirrje emigrantëv

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje emigrantëve që të aplikojnë në platformën e KQZ-së, në mënyrë që të përmbushin të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Në një komunikim për mediat, Berisha tha se platforma e KQZ-së parashikon një proces të sigurt dhe të plotë.

Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës të aplikojnë në platformën të KQZ-së. Si platformë ajo parashikon një proces të sigurt dhe të plotë. Si platformën e parë, natyrisht nuk mund të them se është e përsosur, ndaj dhe në çdo rast mos humbisni durimin në qoftë se në përpjekjen e parë nuk realizoni regjistrimin, ju siguroj se në përpjekjen e dytë apo të tretë do e realizoni 100 përqind atë. Është e drejta kushtetuese e 1.5 milion shqiptarëve, është e paimagjinueshme që t’u themi se për shkak të ligjit nuk do votoni. Jo, do bëjmë gjithçka që ju të votoni”, tha Berisha.

Pas hapjes së procesit të regjistrimi të emigrantëve, vihet re një interes i lartë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Numri i emigrantëve që kanë aplikuar deri të dielën (12 janar) është 5156, nga ku 253 janë miratuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.