Lajme

Zgjedhjet, Dashamir Shehi flet për programin: Synojmë ndryshimin e Ligjit Zgjedhor si dhe riindustrializimin e vendit

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) dhe bashkëkryetari i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim” në zgjedhjet e 11 majit, Dashamir Shehi, ka shpallur angazhimin e tij për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor sapo të hyjë në parlament.

Në një intervistë për RTSH 24, Shehi ka theksuar se do të bashkëpunojë me të gjitha grupet politike për të ndryshuar ndarjen territoriale në vend, që sipas tij, është shndërruar në një mjet elektoral.

“Një nga detyrat sapo të hyjë në parlament do të bashkëpunoj me të gjithë grupet politike për të ndryshuar Kushtetutën, për të ndryshuar këtë ligj zgjedhor që është sot dhe këtë ndarje territoriale që sot është bërë thjeshtë në funksion elektoral”, tha ai.

Në aspektin ekonomik, Dashamri Shehi ka theksuar rëndësinë e riindustrializimit të vendit dhe zhvillimin e industrisë përpunuese, si dhe mbështetje për bujqësinë, sektor që ai e cilëson të braktisur.

“Programet janë pak a shumë të njëjta, por ajo që ofrojmë ne është se në fushën e ekonomisë ku vendi duhet të ri industrializohet, të ketë industri përpunuese. Mbështetje për bujqësinë që është e braktisur tërësisht, duhet ti bëjmë njerëzit të interesuar që të punojnë tokën. Do ngremë një sistem që bujqësia të financohet, ta bëjmë eficentë dhe të ketë akses në tregjet europiane. Të gjithë i janë turrur idesë së turizmit që është i mirë por ka një limit pasi po betonizojnë të gjithë bregun dhe nuk është ko strategjia që i duhet një vendi. Ne kemi nevojë për një strategji afatgjatë se ku do shkojë pasi resurset i ka të kufizuara dhe nuk mund të shpërdorohen. Në këtë plan ne shohin riindustrializimin e vendit dhe zhvillimin e bujqësisë pasi edhe turistët që do vijnë çfarë do hanë kur prodhimi vendas po bie çdo ditë. Bujqësia nuk mund të qëndrojë dot me këmbët e veta dhe duhet mbështetje financiare për to”, u shpreh Shehi.

Shehi gjithashtu vlerësoi reformat në drejtësi dhe theksoi se është rritur besimi në sistemin e drejtësisë, edhe pse, sipas tij, ende ka shumë për të bërë. Ai kërkoi që qytetarët të kërkojnë llogari nga politikanët dhe të shfrytëzojnë votën e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta.

“Kemi mbështetur drejtësinë e re me të gritha forcat tona. Ne mendojmë se këto po bëjnë diçka që nuk është bërë ndonjëherë në vend, a është perfekte? Jo, por është rritur besimi tek drejtësia, është një sinjal i mirë që nuk ka më të paprekshëm. Një nga detyrat sapo të hyjë në parlament do të bashkëpunoj me të gjithë grupet politike për të ndryshuar Kushtetutën, për të ndryshuar këtë ligj zgjedhor që është sot dhe këtë ndarje territoriale që sot është bërë thjeshtë në funksion elektoral”, tha ai.

Dasahmir Shehi synon që në Tiranë koalicioni “Djathtas për Zhvillim” të marrë 2-3 deputetë. Ai ka shprehur besimin se 1/3 e parlamentit do të përbëhet nga të rinj, forca dhe ide të reja. Ai ka apeluar për një panoramë të re politike, duke kërkuar mbështetje për ndryshimin e vendit dhe për një politikë më të drejtpërdrejtë.

“Uroj të ketë një panoramë të re politike, por besoj se 1/3 e parlamentit do vij me të rinj, forca të reja dhe ide të reja. Të votojnë për ndryshimin në vend. Po bëjmë sforcon maksimale dhe besoj e do i mbërrijmë objektivit që kemi vënë ku në Tiranë synojmë të marrim 2-3 deputetë, ne ofrojmë një program serioz dhe të thjeshtë dhe ofrojnë njerëz serioz dhe të ndershëm. Në botën demokratike dënimi i politikanëve vjen nga vota e qytetarëve dhe pastaj dënimi ndodh nga prokurori. Në ditën e votimit të gjithë janë të barabartë me votën e tyre dhe ta shfrytëzojnë atë”, përfundoi ai.

Blerti Delija

Recent Posts

Procesi i numërimit në KZAZ nr 2 / KZAZ 2 përfshin të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër

KZAZ nr 2 numëron 106 qendra votimi me 70,959 zgjedhës. Nga numërimi i nisur pas…

21 minutes ago

KZAZ 5 vijon numërimi – Zelna: Procesi  normal dhe pa problematika

Ashtu si procesi i votimit të së dielës, edhe numërimi i votave në KZAZ 5…

36 minutes ago

PD forcë e parë në Shkodër – Vijon pa probleme procesi i numërimit të votave

Vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. PD-ASHM vazhdon të jetë e para, e…

37 minutes ago

Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë

Që prej mesanatës po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës.  Procesi po vijon pa problemenë…

49 minutes ago

Krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe votimit, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17  verifikim në polici, 25 mosfillim hetimi

Struktura e Posaçme Antikorrupsion bëri të ditur të dhënat zyrtare për krimet zgjedhore, të cilat…

1 hour ago

Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik”

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, diaspora ka ushtruar të drejtën e…

1 hour ago