Lajme

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha zgjedh një amerikan në krye të fushatës: Solli triumfin e Trump

Opozita e Bashkuar ka prezantuar drejtuesin e fushatës së saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke i besuar konsulentit politik amerikan Christopher Lacivita fitoren e saj, i cili ishte edhe bashkëarkitekti i fushatës së Donald Trump që e risolli atë sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se bashkëpunimi i tij me opozitën do të sjellë një fushatë të fuqishme, fitoren dhe do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës.

“Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit, që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës. Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e të ardhmes, në rrugën e ligjit dhe të zhvillimit”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha lavdëroi Lacivita për suksesin në përballjen me “makinerinë e propagandës dhe manipulimeve në SHBA”, që sipas tij solli fitoren e Donald Trump.

Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan. Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste. Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Lacivita ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e cilësuar kryeministrin Rama si “kukull të Sorros”, duke e akuzuar atë për përpjekje për të përfituar nga ndikime të jashtme në dëm të interesave të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me SHBA.

“Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Sorros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA. Shumë në SHBA në media në partitë e së majtës kanë thënë se Trump nuk mund të fitonte por ai fitoi pavarësisht sulmeve të administratës Biden. Populli donte më shumë nga qeveria, këtë do edhe populli shqiptar. Këto ishin rrethanat që na bashkuan dhe na sollën këtu, sepse ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha si Trump është përndjekur nga një qeveri që nuk respekton demokracinë”, tha Lacivita.

Zgjedhja e Sali Berishës e një amerikani që të drejtojë fushatën e opozitës, është një hap që ka tërhequr vëmendje, duke pasur parasysh se ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, për shkak të akuzave për korrupsion.

Ky veprim ndodh në një kohë kur me fitoren e Trump, Berisha ka deklaruar më herët se do të nis lobimin për heqjen e “non gratës”, për të cilin akuzon George Soros se ka lobuar kundër tij

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

20 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

20 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

21 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

21 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

21 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

21 hours ago

This website uses cookies.